Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq duke i paraqitur prioritet e kryesimit të BE-së deklaroi se “Kroacia në Samitin në Zagreb në maj të këtij viti do përkushtohet në zhbllokimin e nisjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Në Zagreb, Plenkoviq deklaroi se vëmendje të posaçme do të jetë zhbllokimi i gjendjes në të cilën Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria morën përgjigje negative në tetor nga KE.
“Tani kemi proces të dizajnuar për zgjerim”, deklaroi Plenkoviq.
Ai theksoi se nuk është korrekte që Maqedonia e Veriut është në pritje për nisjen e bisedimeve për anëtarësim edhe pas ndryshimit të emrit të shtetit.