Plenkoviqi për bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë: S’kemi nevojë ta pyesim Serbinë ose NATO-n

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Plenkoviqi tha se Kroacia nuk ka nevojë ta pyesë askënd rreth kësaj, as Serbinë dhe as NATO-n.

Kësisoj ai i reagoi Vuçiqit i cili mes tjerash deklaroi se tre vendet që firmosën deklaratën të martën në Tiranë shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh, transmeton Klankosova.tv.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviqi, duke shtuar se: “këto janë marrëveshje të përbashkëta”.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviqi.

Marketing