Pllakos zia në tre shtëpi në Selenicë, sot lamtumira 8 viktimave të masakrës

Në fshatin Resulaj ka pllakosur zia.

Marketing

Trupat e pajetë të 8 viktimave të masakrës së Ridvan Zykajt kanë mbërritur në shtëpitë e tyre nga ku do të përcillen për në banesën e fundit.

Shtëpia e autorit ndodhet përballë me shtëpinë e Demirit, që mbeti i vrarë bashkë me dy djemtë e tij, familjet e tyre përfshirë edhe dy fëmijë, Sarën e Ledion, 17 dhe 6 vjeç.
Sot banesa e autorit është e braktisur.

Zia është hapur në tre shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të viktimës, në shtëpinë e Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt, dy djemve të Demirit.

Pasditen e djeshme Ridvan Zykaj ka shkuar fillimisht në banesën e tyre dhe pasi i ka ekzekutuar ka shkuar në banesën e Besimit.

Aty ka vrarë Besimin bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 17 vjeçe dhe Ledionin 9 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi.

Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Policia ka arrestuar sot në mëngjes 24-vjeçarin, autor të masakrës.