Zango dhe Bradji vishen bardhekaltër

Një ditë para se të nisë sezoni i ri futbollistik në Ligën e Parë të Maqedonisë, skuadra e Shkupit sot ka bërë edhe prezantimin e dy përforcimeve të reja, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës në arritjen e objektivave të këtij sezoni.

Marketing

Futbollistët e rinj të cilët do të jenë pjesë e FC Shkupit për tri vitet e ardhshme, janë Abulkadir ZANGO (19.06.1996), që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.  Nigeriani Zango vjen nga ekipi Niger Tornadoes.

Gjithashtu trajneri Ramadani ka përforcuar edhe mesfushën me Armel Bradji ( 13.12.1992). Bradji që vjen nga Bregu i Fildishtë ishte pjesë e ekipit AFAD Djékanou po nga ky shtet.

Dy futbollistët ishin së bashku edhe me gjashtë futbollistë të tjerë afrikan, të cilët tani më janë pjesë e FC Shkupi, por në formë huazimi do të luajnë në skuadra jashtë vendit tonë. Të përkujtojmë se të gjithë këta futbollistë në Shkup janë që nga 25 korriku dhe tani më janë ambientuar mirë në skuadër, duke pritur që të përfundojnë çështjen e dokumentacionit dhe të kenë debutimin.