Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Elbasan, pranë Pallatit të Sportit.
Referuar informacioneve paraprake dyshohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Të plagosurit janë identifikuar dhe janë F.Ago, E.Cërriku dhe M.Kocashi, të cilët janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se dy persona kanë marrë plagë në këmbë, ndërsa tjetri ka marrë plagë në sy dhe pritet të niset drejt Tiranës.
Gazetarja e RTV Ora, Edisona Skënderi: Një sherr banal ka qenë iniciativa, që çoi në përplasjen me armë. Ata janë konfliktuar fillimisht dhe më pas sherri ka degjeneruar në armë, por ende nuk dihet motivi. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Kirurgjisë, së Elbasanit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.