“Po bëni gabim”, çfarë i tha Putin presidentit finlandez për anëtarësimin në NATO

Presidenti finlandez, Sauli Niinistö dhe presidenti rus Vladimir Putin patën “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh” gjatë një telefonate të shtunën që u mbajt në lidhje me qëllimin e shpallur të udhëheqjes finlandeze për të aplikuar për anëtarësim në NATO. Kështu është shprehur Kremlini në një deklaratë për mediat.

Marketing

“Vladimir Putin theksoi se braktisja e politikës tradicionale të neutralitetit ushtarak do të ishte një gabim, pasi nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës”, thuhet në deklaratë.

“Një ndryshim i tillë në politikën e jashtme të vendit mund të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-finlandeze, të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke”, shtoi ai.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, tha Kremlini.

“Vladimir Putin, në veçanti, ndau vlerësimin e tij për gjendjen e procesit të negociatave ndërmjet përfaqësuesve rusë dhe ukrainas, i cili në fakt u pezullua nga Kievi, të cilët nuk tregojnë interes për një dialog serioz dhe konstruktiv”, thuhet në deklaratë.