Po e përcillnin për në banesën e fundit, burrave që vallëzonin u rrëshqet kufoma nga duart – bie në tokë (VIDEO)

Derisa familjarët ishin në zi për humbjen e më të dashurit të tyre, katër burra të veshur me kostume dhe duke vallëzuar po përcillnin për në banesën e fundit një burrë të vdekur.

Marketing

Ky ritual i çuditshëm është filmuar në Afrikën e Jugut, më saktësisht në Borborbo. Burrat janë filmuar duke mbajtur në kraharor arkivolin me trupin e pajetë të një burri, që në ato momente po vallëzonin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë një moment pakujdesie i kushtoi shtrenjtë burrave që nuk e ekzekutuan koreografinë ashtu siç e kishin ushtruar, duke bërë që arkivoli të hapet dhe trupi i pajetë të ekspozohet para familjarëve.

Të dëshpëruar me atë çfarë u ndodhi, ata shihen duke mbajtur duart në kokë, derisa në sfond dëgjohen duke bërtitur familjarët e të ndjerit.

Marketing