Shyhretja dhe Learta publikojnë këngën “Për ty Nexhmije”

Pjesë e klipit është edhe Nexhmije Pagarusha Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin porsa publikuan projektin e ri muzikor. Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i dedikohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Marketing

Vetë bilbili i muzikës shqipe është pjesë e videoklipit si dhe kënga është publikuar pikërisht në 86-vjetorin e lindjes së saj. Tekstin e këngës e ka shkruar Nexhmije Muhaxheri, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur, Florent Boshnjaku.

Marketing