Po kërkohet mënyrë që të ulet numri i fëmijëve lypsarë në rrugët e Maqedonisë së Veriut

Në Tetovë ishte promovuar trupi lokal koordinativ në kuadër të programit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për përmirësimin e gjendjes së romëve. Promovimi është në kuadër të projektit “Ndërtim i rrjeteve më të fuqishme lokale për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve romë”, me çka si problem më i madhe potencohet lypja.

Marketing

“Kishte shumë përpjekje për zgjidhjen e atij problemi me formimin e ekipeve speciale por për fat të keq në të kaluarën nuk kishte rezultate më konkrete sepse përballet me institucionet me pakënaqësi ligjore. Gjatë tërheqjes së fëmijëve nga rruga institucionet u përballën me problem të të drejtës së prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre, me kujdestarinë. Tani Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me joqeveritarë punoi në harmonizimin e rregullativave ligjore me qëllim që të identifikohen fëmijët të cilët janë në rrugë të cilët nuk kanë dokumente, të cilët nuk janë të vendosur në sistem dhe të gjejnë zgjidhje konkrete. Kemi të dhëna se 99 për qind e fëmijëve që janë lypsarë në rrugë ose të cilët bredhin rrugëve janë romë. Ky është problem serioz i cili duhet të tejkalohet”, tha Sebihan Demirovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për resurse rome.

Në projektet e sektorit joqeveritar janë konfirmuar shumë persona pa dokumente, përfshirë edhe fëmijë.

“Për momentin kemi identifikuar më shumë se 500 persona të cilët janë pa dokumente dhe nuk janë regjistruar, dhe 30 për qind janë fëmijë. Ata do të marrin dokumente të përkohshme derisa nuk zgjidhet ajo çështje. Kjo është një nga punët ku mund të themi se ka progres”, tha Demirovski.

Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Dielli” nga Tetova është partner i Shoqatës për mbështetje të bashkësive të margjinalizuara “Qendra e resurseve rome”-Shkup në zbatimin e projektit. “Ndërtimi i rrjeteve lokale më të fuqishme për përmirësimin e mbrojtje së të drejtave të fëmijëve romë” zbatohet nga dhjetori i vitit 2017 deri në korrik të vitit 2019.

Marketing