Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur në katin e 16

Ky është momenti dramatik kur një grua qëndron e varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të, pasi rrëshqiti dhe përfundoi jashtë derisa po pastronte dritaret.

Marketing

Incidenti ka ndodhur në Guaruja në afërsi të Sao Paulo, Brazil, ku mediat e atjeshme raportojnë se pastruesja mbeti e varur jashtë dritares për më shumë se pesë minuta.

Pamjet amatore të filmuara nga një burrë që gjendej në objektin përballë – shihet gruaja duke u mbajtur në dritare në katin e 16-të të një ndërtese kolektive.

Kalimtarët e rastit dëgjohen duke bërtitur në rrugë – para se ajo të shpëtohej nga një burrë që arrin ta fut brenda tarracës.

Mbetet e paqartë nëse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vërtetë e këtij incidenti. /Telegrafi/

 

Marketing