“Po plas si Titaniku”, pasagjerët të tmerruar në tragetin që lufton me dallgët(VIDEO)

Një udhëtim makthi me ujin që arriti edhe mes sediljeve dhe dallgëve deri në tetë metra. Ka qenë kjo përvoja e pasagjerëve që udhëtonin pasditen e së premtes në tragetin që shkon nga Ponza në Formia.

Marketing

Një itinerar i cili, në kushte normale, zgjat pak më shumë se një orë, por që për shkak të motit të keq dhe detit të stuhishëm, zgjati mbi pesë orë, ndërsa pasagjerët në bord ishin në panik.

Pamjet shumë shpejt bënë xhiron e rrjeteve sociale. Videot përjetësojnë momentin në të cilin anija Laziomar lëshoi ankorimet e saj dhe largohet nga porti i Ponzës përballë motit të keq dhe dallgëve shumë të larta. Pamjet e shkrepura në bord tregojnë disa pasagjerë që bëjnë shenjën e kryqit. “Le të shpresojmë se do të mbijetojmë”, thotë njëri prej tyre.

“Kjo është një çmenduri”, janë fjalët e një zonje teksa filmonte skenën e tragetit të zhytur praktikisht nga dallgët. “Ai po plas si Titaniku,” shprehet një tjetër. “Por ku shkon duhet të kthehet”, vijon një zotëri. Dhe në vend të kësaj, trageti, pavarësisht gjithçkaje, arriti të sjellë ekuipazhin dhe pasagjerët të sigurt në destinacionin e tyre pas më shumë se pesë orësh frike dhe tmerri. Asnjë nga 120 personat në bord nuk u plagos dhe nuk u regjistruan dëmtime. https://twitter.com/Earth42morrow/status/1616841822860447747?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1616841822860447747%7Ctwgr%5E0e54e2a57a9dac6530c36098745ab5d03f6fa91f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-po-plas-si-titaniku-pasagjeret-te-tmerruar-ne-tragetin-qe-lufton-me-dallget%2F