Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë. Page Six raporton se çifti i famshëm i kanë dhënë fund fejesës së tyre pas dy vitesh. 51-vjeçarja dhe Alex u fotografuan bashkë muajin e kaluar duke u përqafuar në Republikën Dominikane, ku aktorja dhe këngëtarja po xhironte filmin e saj të fundit “Shotgun Wedding”.
“Tani ai është në Miami duke u bërë gati për sezonin e bejsbollit dhe Lopez po xhiron filmin e saj.”, tha burimi pë Page Six. Ky lajm vjen vetëm pak kohë pasi emri i Rodriguez u përfol se mund ta ketë tradhëtuar yllin e muzikës me Madison LeCroy. Por një burim mohoi akuzat duke thënë: “Aleks nuk e njeh atë dhe nuk e ka takuar kurrë”.
Yjet njoftuan fejesën e tyre në 2019, pasi kishin dalë për më shumë se dy vjet. Por ata më pas e shtynë dasmën dy herë. Lopez u shpreh në dhjetor se “ne u detyruam të anulonim dasmën…për shkak të Covid-19, për shkak të karantinës. Dhe në fakt e kemi bërë dy herë, gjë që njerëzit nuk e dinë.”, tha ajo.