Po qëndronte me fansat, vritet brutalisht reperja e njohur

Ajo më herët ka njoftuar në rrjetet sociale se do të marrë pjesë në hapjen e sallonit dhe se do të shoqërohet me fansat. Një person i armatosur ka hyrë në sallon gjatë ngjarjes dhe ka qëlluar direkt në drejtim të reperes. Më pas Alliauna u transportua në spital, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se në raportin e policisë thuhet se sulmi ka ndodhur për “një mosmarrëveshje të mëparshme gjatë ditës”. Në rrjetet sociale janë shpërndarë regjistrime shqetësuese të momenteve para tragjedisë dhe dëgjohen edhe të shtëna.

“Ajo ishte aty, dhe një burrë me kapuç hyri dhe filloi të qëllonte. Të gjithë u ulën dhe u fshehën pas makinës. Ai po e shikonte vetëm atë, këtë pashë unë. Ai nuk qëlloi në të gjithë, por vetëm në të, tha një nga dëshmitarët okularë.

Tan DaGod publikoi disa këngë vitin e kaluar: Thats my ex pack, Mac & Needs, Controlla Freestyle, I need terapi… Ajo ishte gjithashtu e njohur në Instagram.

Marketing