Po rikonstruohet stacioni hekurudhor në Tetovë

Stacioni hekurudhor në Tetovë me rikonstruimin që është duke u bërë duhet të marrë pamje dhe infrastrukturë plotësisht të re.

Marketing

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturën Hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në përputhje me Kontratën e Prokurimit Publik të publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik të një ndërmarrje me seli në Reçicën e vogël për rikonstruimin duhet të ndajë 7,306,558 denarë (rreth 120 mijë euro) dhe 1,315. 180 denarë për taksën e vlerës së shtuar (mbi 21 mijë euro). Janë paraparë punët ndërtimore (si dhe prishje dhe çmontim), punime elektrike, punime termoteknike dhe hidraulike.

Kontrata është nënshkruar më 20 maj dhe sipas detyrimeve, operatori ekonomik ka 90 ditë kohë për t’i përfunduar punimet e ndërtimit dhe rikonstruimin.

Stacioni hekurudhor në Tetovë është ndërtuar në vitin 1952 së bashku me instalimin e atëhershëm të një linje të re hekurudhore nga Shkupi përmes Tetovës dhe Gostivarit për në Kërçovë.

Nga Tetova me tren deri më tani ka dy linja, një për në Shkup dhe një për Kërçovë.