Po shante myslimanët në ‘Video Live, rrihet Luigj Marku (VIDEO)

39-vjeçari Luigj Marku nga Lezha është bërë i njohur në TikTok pasi prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste.

Marketing

Ai është konfliktuar shpesh herë virtualisht me persona të ndryshëm.

Së fundmi gjatë një “LIVE” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona.

Mësohet se në momentin që Luigj Marku është dhunuar, ai ka qenë në një park në Dublin(aty ku jeton) duke sharë myslimanët. Kaq ka mjaftuar që disa persona t’i afrohen dhe ta dhunojnë. Në këtë moment video “LIVE” është ndërprerë.

Kujtojmë se prokuroria dhe antiterrori shqiptar e kanë shpallur Luigj Markun në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste. (noa.al/M.D)

Marketing