Po xhironte video për Youtube, influenceri djeg aksidentalisht Ferrarin (VIDEO)

Një YouTube-r i njohur amerikan ka djegur aksidentalisht Ferrarin e tij luksoz F8 me vlerë 400 mijë dollarë, teksa xhironte një video për ta publikuara në kanalin e tij me 6 milionë abonentë.

Marketing

Cody Detwiler gati-gati humbi jetën kur brenda pak minutash, makina e tij e re dhe furgoni që kishte marrë me qira për grupin e xhirimit shpërthyen në flakë, pasi vozitën në një arë.

“Me pikëllim të madh ju informoj se Ferrari im F8 im dhe minibusi që mora me qira u dogjën”, tha 25-vjeçari në videon që ai ngarkoi në YouTube.

Videoja fillon duke treguar Detwiler, që shfaq aftësitë e “bishës” së tij të re për të rritur shikimet në YouTube, duke ngarë me shpejtësi nëpër një fushë misri, të rrethuar me bar të thatë.

Papritur, goma e djathtë e makinës luksoze merr flakë. Miqtë e Detwilerit në furgon i bërtasin duke i kërkuar të dalë nga mjeti, ndërsa më pas tentojnë të shuajnë flakët.

Por, përpjekjet për shuarjen e zjarrit u ndalën menjëherë pasi zjarri u përhap në pak sekonda, duke përfshirë edhe furgonin në flakë.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/08/ssstwitter.com_1693059509400.mp4?_=1

https://a2news.com/wp-content/uploads/2023/08/ssstwitter.com_1693059551267.mp4?_=2