Pocesta i ofendoi dibranët, i quajti të pashpresë

Pocesta ka thënë në emisionin Click Plus se Dibra dhe dibranët janë të pashpresë. Ai gjithashtu e ceki se 20 vite nuk ka qenë në Dibër, jeton në Shkup ndërsa pretendon se i di mirë problemet e dibranëve.

Marketing

Në video-linjë direkte nga shtabi i BDI-së në Dibër menjëherë i erdhi pyetja duke i thënë se si mund të flasësh kështu për Dibrën dhe dibranët kur në 20 vitet e fundit nuk ke qenë në vendlindje. “Përse nuk ishe këtu me ne në këto 20 vite kur ne së bashku u munduam dhe erdhëm deri në këtë ditë që t’ia rikthejmë dibranëve shpresën” thanë nga shtabi i BDI-së.

Gjithashtu Pocesta shtoi se edhe pse nuk ka qenë prezent i di mirë problemet e dibranëve por që nuk shpalosi as edhe një program se si do t’ua rikthejë shpresën për një Dibër më të mirë.