Pochettino: Nuk kam vendosur nëse Mbappe do jetë titullar, na duhen dy gola

19:01 | 3 Maj 2021

Marketing

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është deklaruar para ndeshjes kthyese ndaj Manchester Cityt.

“Qytetarët” ia dolën që të fitojnë në ndeshjen e parë me rezultat 1 – 2 në “Parkun e Princave” dhe kanë avantazhin për ndeshjen kthyese, transmeton lajmi.net.

Pochettino është në dijeni për vështirësitë, derisa tregoi se ende nuk ka vendosur nëse Mbappe do jetë nga minuta e parë.

“Mbappe do stërvitet në mënyrën e tij dhe pastaj do shohim nëse do jetë titullar ose jo. Nuk kemi vendosur nëse do jetë i gatshëm të luajë nesër”.

“Është e vështirë ta gjesh çelësin për nesër, por gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe të shënosh dy gola, derisa City të mos shënojë”.

“Vëmendja do jetë te posedimi. Është sfidë, sepse City ka filozofinë e njëjtë që gjashtë vite me Pep. Duhet të jemi të gatshëm të vuajmë dhe kur të kemi shansin të jemi agresivë. Na duhen dy gola. Ky është qëllimi”.

“Do të jetë betejë, shumë e vështirë, por duhet të bëhemi gati”, deklaroi ai.

Përballja mes Cityt dhe PSG-së zhvillohet nesër në “Etihad” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/