Pogba del pozitiv me COVID-19

Paul Pogba është i infektuar nga koronavirusi.

Marketing

Paul Pogba ka mbetur jashtë ekipit të Francës për ndeshjet në Ligën e Kombeve kundër Suedisë dhe Kroacisë pasi ka testuar pozitiv për COVID-19, transmeton lajmi.net. Lajmi është konfirmuar nga selektori i Francës, Didier Deschamps.

“Më është dashur të bëjë ndryshime në listë në momentet e fundit sepse Paul Pogba planifikohej të ishte në skuadër por fatkeqësisht për të, ai bëri testin për koronavirus dhe mori lajmin se ka rezultuar pozitiv, andaj në momentet e fundit është zëvendësuar nga Eduardo Camavinga”, deklaroi Deschamps.

Franca do të ndeshet me Suedinë në Solna më 5 shtator dhe Kroacinë në Paris më 8 shtator.

Marketing