Për herë të dytë në karrierë, Paul Pogba (29 vjeç) largohet nga Manchester United falas.
Tani, Pogba është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij, me Juventusin që është sërish destinacioni i tij i preferuar.
Sipas Daily Mirror, mesfushori francez nuk ndihej mjaft i dashur nga drejtuesit e Old Trafford. Francezi këmbënguli se Man United nuk e joshi atë:
“Kur të pëlqen një vajzë, bën gjithçka që është e mundur për ta joshur atë dhe nuk pret që ajo të largohet për ta ndjekur. Një lojtar duhet të ndihet i rëndësishëm në ekipin e tij. në klubin e tij. Nëse nuk e ka, ka mbaruar”, ka theksuar ai në dokumentarin e tij.