Për Maurisio Poketinjon janë interesuar shumë ekipe evropane, ndërsa në mesin e tyre është edhe Juventusi që tani, pas “divorcit” me Alegrit, ndoshta do të provojnë sërish, edhe pse e dinë se kostoja financiare në këtë rast është mjaft e lartë. Gjithashtu, Juventusi duhet të fitojë konkurrencën me klubet e tjera. Edhe Mançester Junajtid, siç bën me dije “Evening Standard”, ka nisur të mendojë shumë seriozisht për trajnerin argjentinas, çka do të thotë se Ole Gunar Solskjaer është shumë pranë lamtumirës. Paraqitja e mirë që ka bërë Totenhemi, duke shkuar deri në finale të Ligës së Kampionëve, ka bërë që interesimi për trajnerin e këtij ekipi të jetë gjithmonë e madhe, aq më tepër kur argjentinasi gjithë suksesin e tij e ka arritur pa shpenzime.