Të punësuarit në burgun e Tetovës dje gjatë kontrollimit të ushqimit dhe pijeve nga e ëma e të burgosurit I.S (29), i cili është në paraburgim, në një kuti lëngu është gjetur një qesë heroin.
Siç informojnë nga MPB-ja dje rreth orës 11 nga ana e të punësuarve në burgun e Tetovës gjatë kontrollimit të ushqimit dhe pijeve dorëzuar nga personi I.S (61), që i ka sjell birit të tij F.S (29), i cili është në masë të përkohshme paraburgim, në një kuti në lëng është gjetur qese me heroin.
Pas denoncimit në SPB Tetovë, është dalë në vendin e ngjarjes dhe materia e gjetur është dhënë për ekspertizë.
Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.