Polici në Lezhë vritet me armë zjarri dhe hidhet në kanal, po kontrollonte terrenin për drogë

Saimir Hoxha, oficeri i krimeve në Ishull Lezhë, i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë është qëlluar gjatë një kontrolli në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Marketing

Policia njofton se 44-vjeçari është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Tashmë po punohet për kapjen e autorit.

Në vendin e ngjarjes në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

“Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.