Në Gjykatën themelroe të Prilepit sot filloi dhe përfundoi shpejtë procesi gjyqësor kundër policit nga Manastiri, 25-vjeçarit Enver Toska, i cili në mënyrë brutale e vrau bashkëqytetarin e tij, 36-vjeçarin Bekir Alili më 14 shtator të vitit të kaluar, trupi i të cilit u gjet afër fshatit të Prilepit, Bellovodicë.
Toska për herë të parë e pranoi fajin për vrasjen. Mbetet këshilli gjyqësor ta caktojë dënimin për, siç theksoi prokuroria, një nga veprat penale më të rënda dhe më brutale, vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2. Dënimi për këtë vepër penale është prej 10 vite deri në burg të përjetshëm.
I akuzuari ishte sjellë nën sigurim të fuqishëm policor.
Sipas prokurores Mimoza Mërmeska, prokuroria ka dëshmitarë dhe dëshmi.
“Prokuroria do të dëshmojë se i akuzuari e ka kryer veprën penale më 14 shtator të vitit të kaluar rreth orës 16:20 me paramendim dhe nga interesi. Ai së pari e ka përgatitur veprën, ka qenë në vendin e ngjarjes, së pari e ka vrarë e më pas e ka djegur trupin. Ekspertiza psikiatrike tregoi se i akuzuari Toska ka qenë i vetëdijshëm kur e ka kryer një nga veprat më të rënda penale”, tha prokurorja Mërmeska, e cila kërkoi që për shkak se është një ndër veprat më të rënda penale, gjykata t’i vlerësojë rrethanat vështirësuese, sepse i akuzuari, për ta fshehur veprën, e ka lyer Bekirin me benzinë dhe e ka djegur.
Familja e Bekirit të vrarë kërkon drejtësi dhe paraqiti dëmshpërblim. Sipas avokatit të familjes, Emill Guguçaski, ky është pranimi i parë i fajit.
Në procesin gjyqësor, i akuzuari Enver Toska e pranoi fajin dhe siç tha shprehi keqardhje për familjen e të vrarit. Avokati i të akuzuarit, Vasko Georgiev thotë se tani ka ardhur deri te pranimi i fajit për shkak të dëshmive të fuqishme të prokurorisë dhe se i akuzuari i ka ndier pasojat nga ajo që ka bërë.
Zëdhënësi i Gjykatës së Prilepit, gjykatësi Zharko Veleski theksoi se gjykata e ka pranuar propozimin e prokurorisë për masën e paraburgimit dhe do të pritet që këshilli gjyqësor ta sjellë aktvendimin./MIA/