Polici qëllon me armë futbollistin në fushë, ja ku ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil me protagonistë një polic, i cili ka qëlluar portierin e një skuadre me arme në këmbë.

Marketing

Teksa po luhej ndeshja e divizionit të dytë mes Gremio Anapolis dhe Centro Oeste, futbollistët u përleshën me njëri-tjerin dhe policia ndërhyri për ti qëtësuar.

Mirëpo vetëm kjo nuk ndodhi, pasi njëri nga policët vendosi të qëllonte me armë portierin e Gremios Ramon Souza.

Klubi reagoi në rrjetet sociale duke shkruar se ‘ishte një akt i tmerrshëm, i pabesueshëm dhe kriminal nga dikush që duhet të garantojë sigurinë dhe integritetin e njerëzve” .