Polici sulmohet në Shkup

Një pjesëtar i policisë ditën e enjte është sulmuar nga një person në Shkup. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, më 3.01.2019 në ora 13.50 në rrugën “Vatasha” në Shkup, është sulmuar një pjesëtar i policisë, përcjellë INA.

Marketing

Menjëherë është identifikuar sulmuesi dhe bëhet fjalë për shtetasin N.GJ (19), i cili është ndaluar në polici. Pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj sulmuesit do të ngritet kallëzim penal.