Policia apel bujqve: Mos ndizni zjarre në fushë!

Në rajonin më të gjërë të Pollogut, vetëm se kanë filluar përgatitjet për mbjelljet e para pranverore nëpër fusha, gjë që ka shpeshtuar lëvizjet e bujqëve nëpër ara, nëpër të cilat janë duke u pastruar mbeturinat.

Marketing

Në këto raste, individë të caktuar i djegin ato së bashku me barishtet e thata dhe në të shumtën e rasteve nuk i mbikqyrin deri në shuarjen e zjarrit.

Për këtë shkak, Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, apelon deri tek bujqit, por edhe tek të gjithë të tjerët, të kenë kujdes maksimal, nëse lëvizin ose punojnë nëpër fusha, veçanërisht të mosë ndezin zjarre të cilat me shpejtësi të madhe mund të përhapen, veçanërisht nëse koha është me erë, kurse të njëjtat në mënyrë direkte kanë ndikim edhe në ndotjen e ajrit.

Pse, për arsye se në të kundërtën do të ballafaqohen me sanksione rrigoroze ligjore, gjegjësisht me parashtresa adekuate, duke i’u bërë me dije se për shkaktim të zjarrit me qëllim apo nga pakujdesia, janë paraparë dënime me burgë prej 6 muaj deri 8 vjet, nvarësishtë nga lloji i zjarrit të shkaktuar, si dhe rrethanat tjera dhe pasojat që do të shkaktohen.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, është duke ndërmarua masa dhe aktivitete të koordinuara preventivo-kontrolluese, që në kohë të ballafaqohet me shkaqet e mundshme të zjarreve, kurse në periudhën që vijon, të njëjtat do të përforcohen edhe më shumë.