Policia arreston 4 persona nga Kuba

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia  ka arrestuar katër persona, të gjithë shtetas të Kubës. Personat në fjalë po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë.

Marketing

“Më 13.09.2019 në orën 11:15 në fshatin Dragosh të Manastirit, policia nga Stacioni Policor “Mexhitlija” ka privuar nga liria personat F.M.R. (23), M.P.J dhe D.L.C (22) si dhe dhe M.R.A (26), të gjithë nga Kuba. Peronat në fjal po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror mes Greqisë dhe MAqedonisë. Pas kontrolleve u konstatua se më datë 11.09.2019 ata kishin hyrë legalisht në Republikën  e Maqedonisë së Veriut përmes vendkalimit kufitar në Tabanoc. Të arrestuarit janë dorëzuar në inspektoratin për krimit ndërkufitar për procedura të mëtejshme”, thonë nga MPB.