Mbrëmë pas mesnate, në orën 01 e 20 minuta, në rrugën “Lenin” në Tetovë, policia ka arrestuar K.O, 43 vjeçar, nën dyshimin se dogji veturat e EVN-së.
“U privua nga liria për shkak të dyshimit se në periudhën prej orës 00:40 deri në 01:01, në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, me lëndë të lëngshme djegëse ka shkaktuar zjarr në veturat “Daçija Daster” me targa të Shkupit, dhe një veture “Nisan” me targa të Shkupit, që të dyja në pronësi të EVN-së, të cilat janë djegur tërësisht” shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Nga atje po ashtu informojnë se flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe një veturë të tipit “Golf” me targa të Tetovës. Zjarri është shuar nga ekipet zjarrfikëse të Tetovës. I arrestuari K.O është dërguar në stacionin policor në Tetovë, ku pas dokumentimi të plotë të rastit, MPB informon se ndaj tij do të ngritet kallëzim adekuat.