Policia arreston dy persona për sulmin e armatosur në Aleksandër Pallas

Në një aksion që ka filluar mbrëmë në Shkup, policia ka arrestuar dy prej pjestarëve të grupit që të shtunën pas mesnate, në hotelin “Aleksandar Pallas”, kanë gjuajtur ndaj 5 personave të cilët thuhet se kanë qenë me dosje kriminale. Të arrestuarit janë marrë në pyetje në Stacionin e Policisë në Karposh.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk zbulon më shumë detaje dhe as identitetin e personave të arrestuar, por thotë se bëhet fjalë për operacion të gjerë policor i cili vazhdon ende.

Marketing

Të shtunën në orën 03:35 pas mesnate një grup personat të armatosur dhe me maska kanë gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup ndaj një grupi të cilët në ato momente kanë qenë brenda hotelit. Zyrtarisht MPB njoftoi se në këtë incident nuk ka të lënduar.