Ballina Sport Policia arreston katër të dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

Policia arreston katër të dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

Deri më tani katër persona janë arrestuar lidhur me incidentin gjatë ndeshjes Gjilani – Ballkani.

Marketing

Ata dyshohet se e kanë sulmuar portierin e Ballkanit Stivi Frashëri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës pas punës hetimore ka arritur të arrestojë edhe tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në incidentin gjatë lojës në qytetin e Gjilanit. Pra, deri më tani i kemi katër të dyshuar lidhur me rastin”.

Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hyjn% në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.

Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim.

Exit mobile version