Ballina Lajme Shqipëri Policia arreston një person iu gjenden në makinë 46 kg drogë dhe...

Policia arreston një person iu gjenden në makinë 46 kg drogë dhe 20 mijë euro

Një shtetas 34-vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga, pas një ndjekjeje policore që konkludoi me sekuestrimin e 46 kg kanabis, një sasie prej 20 mijë eurosh “cash”, si dhe 10 aparate celularësh.

Marketing

Operacioni i forcave blu të Korçës, “Ndjekja”, është kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa është ndalur për kontroll automjeti tip Benz që drejtohej prej 34-vjeçarit Th.Dh.
Ky i fundit ka tentuar t’i largohet policisë por pa mundur, e në fillim i është sekuestruar lënda narkotike në automjet, kurse më pas i është kryer kontroll në banesë, ku janë gjetur edhe paratë dhe pajisjet e komunikimit.

Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.

Exit mobile version