Policia bën namin me arrestime shoferësh e pezullime patentash për pesë orë

Masa të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë janë marrë nga Policia Rrugore e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Brenda vetëm pesë orësh monitorimi me matësin e shpejtësisë dhe aparatin alkool testues, në 5 orë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 14 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Marketing

Gjithashtu, dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, të cilet janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Sipas policisë, nga kontrollet e patrullave të lëvizshme duke kryer alkooltestues janë pezulluar dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, masa të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Kontrollet parandaluese vijojnë në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë, drejtimit të mjetit pas përdorimit të alkoolit dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

139 km/h – 167 km/h në aksin Sauk-Teg.

Kënaqësi! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjegjshmëri ndaj jetës?
Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është absolutisht rrezik potencial për përfshirje në një ngjarje rrugore.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë dhe aparatin alkool testues, në 5 orë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 14 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 139 km/h – 167 km/h, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, të cilet janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu nga kontrollet e patrullave të lëvizshme duke kryer alkooltestues janë pezulluar dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike.
Familja ka nevoje për TY, jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjellje.

Marketing