Policia britanike u dërgon mesazh 2 mijë klientëve të bandës shqiptare të drogës. Kush janë drejtuesit

Duket e pabesueshme, por policia britanike u ka dërguar mesazhe 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës, duke u ofruar atyre mbështetje për abuzimin me lëndët narkotike.

Marketing
19624476-7565573-The_mobile_numbers_of_those_affected_were_found_on_two_seized_ph-m-22_1570881596081

Banda furnizonte me kokainë njerëzit që punojnë në qendrën financiare të Londrës. Numrat celularë të të prekurve u gjetën në dy telefona të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar.

Mesazhi në tekst thoshte se tregtarët me të cilët ata ishin lidhur me telefon ishin arrestuar dhe klientët e tyre ishin duke u kontaktuar për t’u ofruar ndihmë.

Një mesazh, i cili është dërguar 1.852 herë në Britani, ofroi këshilla dhe mbështetje për abuzimin e substancave.

Dy drejtuesit e rrjetit, Bledar Ponari, 28 vjeç (në foto) dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç, vendosnin mbi tetë korrierë

Policia e qytetit të Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kokainë me vlerë 144,000 £, dokumente të rreme identiteti dhe 20,000 £ para të gatshme.

19624946-7565573-image-a-4_1570880857850

Ata u burgosën midis 25 dhe 64 muaj në gjykatën mbretërore të Inner në Londër dhe Old Bailey gjatë 12 muajve të fundit.

Korrierët e grupit shpërndanin nëpërmjet telefonave lëndë narkotike në rrethin financiar të kryeqytetit britanik.

Detektivi Konstable Lee Johnson, i cili drejtoi hetimin tetë muajsh, tha se njerëzit që përdorin drogë nuk ishin të vetëdijshëm se ata po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë./Panorama/