Policia e komunikacionit ka sanksionuar dhjetëra shkelje brenda 24 orëve në Shkup

Një vozitës motoçiklete u lëndua lehtë në një nga tetë aksidentet e ndodhura gjatë ditës së kaluar. Në një aksident është lënduar më lehtë një person, ndërsa në gjashtë tjera janë shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga MPB informojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Pesëdhjetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në të kuqe, tre shoferë për tejkalim të palejuar, një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonën e udhëkryqit, si dhe katër shoferë për mosposedim të helmetës mbrojtëse për motor, moped dhe motoçikletë. Ishin sanksionuar edhe 18 kalimtarë, të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Nga komunikacioni është përjashtuar një shofer, i cili e kishte drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 10 shoferë para se të pajisen me të drejtën për vozitje, dy vozitës fillestar, si dhe një automjet teknikisht i dëmtuar dhe 10 automjete të paregjistruara. janë kapur 54 automjete të parkuara në mënyrë joligjore.

Me ndihmën e karrotrecit, janë larguar 59 automjete.
Reparti për parandalim pranë SPB Shkup sot në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit “Kultura e komunikacionit të fëmijëve në institucionet parashkollore” do të realizojë punëtori edukative me fëmijët e grupit të mesëm dhe të madh në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi”, objekti “Rasadnik”, që gjendet në rajonin e komunës së Kisella Vodës.

Nga MPB informojnë se sot do të mbahet edhe masë e veçantë edukative – mësim komunikacioni në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion, të cilët kishin kryer shkelje në baza të ndryshme në rolin e këmbësorit.

Marketing