Policia e Kosovës lëshon urdhër arrest ndaj Stresit? Ai detyrohet të marr këtë vendim

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtës në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës.

Marketing

Ku dyshohet se rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Medi Iseni, dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pak minuta më parë, Stresi në profilin e tij në Instagram ka njoftuar se Policia e Kosovës ka lëshuar urdhër arrest ndaj tij, ndaj edhe është detyruar ta anulojë koncertin që është dashur ta mbajë sonte në Vushtrri. 

Marketing