Policia e Kosovës në kërkim të të dyshuarit për vrasjen në Klinë

Policia  e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen që ndodhi sot në një lokal në Klinë.

Marketing

Bëhet fjalë për Tush Frrokun, 48-vjeçar, për të cilin policia tha se nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit të Istogut.
Policia tutje ka bërë të ditur se me tё arritur nё fshatin Kosh të Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim të policisë, përcjell Klankosova.tv.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs”.

“I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit. Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
-192 dhe 080019999 (pa pagesë)
-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
-E-mail adresa: [email protected]