Policia e Kosovës sekuestroi mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, në vlerë 120.000 euro

Policia e Kosovës kumtoi se në bashkëpunim me doganën e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Sipas njoftimit të sotëm të policisë, vlera e mallit të kontrabanduar është rreth 120.000 euro.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS, me ç’rast kanë identifikuar 3 automjete të dyshuara, të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar.

Lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me 3 automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një kombi furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim:
• 1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare,
• 250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare,
• makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë,

• shkrepëse gjithsej 2000 copë,

Marketing

• shishe xhami për nargjile 50 copë,

• shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë).

Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120.000 € pa llogaritur edhe shmangiet doganore.

Marketing