Policia e Shqipërisë ndalon protestën e radhës të opozitës

Edhe pse opozita kishte paralajmëruar se do të mbante protestën e radhës para Parlamentit gjatë kohës që mazhoranca do të zhvillonte seancën plenare, Policia e Shtetit ka i kërkuar PD që ta anulojë.

Marketing

Ky vendim vjen,pasi sipas Policisë së Shtetit protesta e fundit ka pasur akte dhunë dhe deputetët e mazhorancës nuk janë lejuar të hynë në Parlament. Lajmi bëhët i ditur nga burime pranë selisë blu për ABC News. Por Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm, militant e politik kërkesën e policisë. Sipas selisë blu, e drejta për protestë është kushtetuese dhe njofton policinë se do e zhvillojë tubimin.