Policia e Tetovës me donacion për fëmijët me nevoja të veçanta

Sot udhëheqja e Departamentit të Punëve të Brendshme në Tetovë mori përsipër që t’u dhurojë dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta që qëndrojnë në qendrën e ditës në Tetovë. Arsyeja ishte Dita e Policisë – 7 maji, poashtu dhe ideja për t’u kushtuar më shumë vëmendje fëmijëve me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Me vizitën e sotme në këtë Qendër, Departamenti i Punëve të Brendshme në Tetovë në një mënyrë të drejtpërdrejt edhe njëherë tregon se të gjithë fëmijët janë të njëjtë dhe se në mënyrë të barabartë meritojnë kujdes dhe dashuri.Një emocion i tillë u nda më së afërmi me fëmijët e Qendrës dhe me punonjësit e saj, detyrimet profesionale të të cilëve janë kujdes i përditshëm për ta, tha shefi i MPB, Admir Dalipi.

Dalipi në vizitën e Qendrës ishte i shoqëruar nga këshilltarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, Muhamed Rexhepi, Andrijana Savevska-Pavlovska dhe Ajten Ramadani.

Marketing