



Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së Tetovës. Mësohet se në shënjestër të Policisë financiare janë disa lëndë që lidhen me kohën kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti, kuadër i PDSH-së.
“Policia Financiare nga mëngjesi sot ka hyrë në Komunën e Tetovës për lëndë të ish kryetarit Sadi Bexheti”, konfirmoi kreu aktuali komunës, Bilall Kasami, i cili njëherit këtë aksion të Policisë Financiare e vlerëson si presion politik.