Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër drejtorit të RTVM-së, Marjan Cvetkovski

Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar padi penale kundër drejtorit të RTVM-së, Marjan Cvetkovski, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, njofton Portalb.mk.

Marketing

Sipas Policisë Financiare, ai ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Bankën Komerciale për kredi, duke dhënë për garanci tërë pronën e ndërmarrjes publike, pa marrë leje nga themeluesi, gjegjësisht Kuvendi i RMV-së.

E paraqitura e dytë është, notere, e cila e ka verifikuar garancinë.

Marrëveshja për kredi ka pasur vlerën prej 30 milionë denarëve, për çka ka lënë në garanci pronë me vlerë prej 150 milionë denarë.

Kush është Marjan Cvetkovski?
Bordi udhëheqës i Radio Televizionit të Maqedonisë vitin e kaluar e ka rizgjedhur Marjan Cvetanovski, drejtor të RTVM-së. Cvetanovski do të mbahet mend si drejtor i shërbimit publik i cili ka refuzuar që t’i publikojë përgjimet e paligjshme të ashtuquajtura “bomba” të Zoran Zaevit, i cili atëherë e udhëhiqte opozitën me projektin “E vërteta për Maqedoninë”.

Ai në këtë funksion si drejtor gjeneral është që nga viti 2012. Nën udhëheqjen e Cetkovskit, RTVM ka një ndër rejtingjet më të ulëta në Maqedoni dhe gjithnjë e më pak ka shikueshmëri.

Reagime për rizgjedhjen e drejtorit i cili cilësohet si kuadër i VMRO-DPMNE ka në rrjetet sociale, ku një ndër to është edhe ai i aktivistit Ognen Jneski i cili në kohën e riemërimit, i numëroi disa dështime të drejtorit i cili është rizgjedhur.

“Drejtori i rizgjedhur nuk a publikuar asnjë sekuencë nga “bombat”. Mos u shqetësoni se Stojançe Angellov dhe 5.000 persona tjerë bërtitnin përpara RTVM-së, kur fshihej e vërteta nga shërbimi publik, ose kur për këtë radiodifuzer nacional nuk ka ekzistuar kurrfarë marshi studentor ose të nxënësve të shkollave të mesme, ose kurrfarë zona autonome në Universitet, të cilat ndodhën përballë ndërtesës së RTVM-së. Pse të shqetësoheni, e dini të paktën se ku do të jeni mysafir i respektuar, nëse shkoni (pasi që ka pasur disa raste që kanë refuzuar të shkojnë në televizione tjera)”, thotë aktivisti Janeski.

Cvetkovski është i akuzuar edhe nga PSP

Ekziston dyshim i bazuar se nëntë persona (në mesin e tyre Cvetkovski), kanë punuar që përmes shpërndarjes së mjeteve nga buxheti shtetëror dhe përmes marrjes së televizioneve shtetërore dhe një radioje për të ndikuar në pavarësinë e transmetuesve gjatë krijimit të programeve dhe krijimin e politikave redaktuese dhe për të ndikuar në përmbajtjen e programit, ashtu që në hapësirën mediatike të dominojnë idetë dhe aktivitetet e partisë politike VMRO-DPMNE.

MPB ka dorëzuar padi penale kundër Cvetkovskit

Ministria e Punëve të Brendshme – Maqedoni e Veriut
Ministria e Punëve të Brendshme – Maqedoni e Veriut
Në shlkurt të vitit të kaluar, MPB, ka dorëzuar padi penale për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit kundër drejtorit të Radio Televizionit të Maqedonisë M.C. i cili në vitin 2016 lidhi një marrëveshje me kompaninë “Analitika” për matjen elektronike të auditorit televiziv në territorin e Maqedonisë.

Nga MPB sqarojnë se drejtori M.C. edhe përkundër indikacioneve të Komisionit për të hyrat publike që RTM nuk duhet të pranojë ofertën që dha Analitika, ai ka lidhur marrëveshje.

“M.C. dhe G.C. më 29.07.2016 kanë lidhur marrëveshje për ‘Shërbime publike’ me vlerë prej 2.100.000 denarë pa TVSH, gjegjësisht 175 mijë denarë pa TVSH,e dhe pse marrëveshja ishte dashur të jetë me vlerë prej 1.051.650 denarë pa TVSH për 12 muaj ose 87.637,50 për çdo muaj pa TVSH”, sqarohet në deklaratën.

Me këtë veprim, dy personat kanë dëmtuar buxhetin e RTM-së me vlerë prej 1.237.053 denarë përfshirë TVSH-në.