Policia Financiare në Maqedoni arreston katër persona, mes tyre edhe një kryetar komune (FOTO)

Policia financiare sot ka arrestuar katër persona nga Demir Kapija, mes tyre edhe ish kryetarin e komunës së Demir Kapisë, Trajçe Dimitriev. Personat e arrestuar janë marrë në bisedë informative, dhe pas përfundimit të bisedës në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, do të merren vendime për procedura të mëtutjeshme, thonë nga Policia Financiare.

Marketing

Sipas informacioneve të Alsat, ish-kryetari i komunës së Demir Kapisë , Trajçe Dimitriev, do të përgjigjet penalisht sepse ia shiti objektin e komunës kushëririt të tij.Në periudhë prej vitit 2008-2009, objekti ka qenë i rinovuar me financa të siguruara nga fondi Europian në vlerë prej 500 mijë eurove, i cili objekt i është shitur kushëririt të ish-kryetari të komunës Dimitriev, në shumë prej 2 milionë denarë apo (32,5 mijë euro). Siç mëson Alsat pas shitjes së objektit nga ish-kreu i komunës, i njëjti është shndërruar në Kazino.

Marketing