Policia greke: Asnjë kamion nuk do lejohet të kalojë nga Kapshtica më 5-6 janar

Asnjë kamion nuk do të lejohet të kalojë kufirin shqiptaro-grek nga pika e Kapshticës për dy ditët e ardhshme. Vendimi është bërë i ditur nga pala greke në Kapshticë, e cila thekson se akulli në rrugë ka krijuar probleme dhe vështirësi në qarkullim.

Marketing

Ndalimi i kamionëve do të bëhet në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020.

Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, duhet ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë, autoveturat dhe autobusët do të lejohet të kalojnë nga Kapshtica duke qenë të pajisur me zinxhirë.