Policia inicion rast penal pas kërcënimit që mori Vjosa Osmani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast penal për presidenten Vjosa Osmani pas kërcënimit që ka marrë në adresën e Presidencës ditë më parë.

Marketing

“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, njoftoi policia.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, bëri të ditur për një kërcënim që vinte nga një email anonim në drejtim të presidentes.

Kupina ka kritikuar institucionet e sigurisë, duke thënë se janë bërë dhjetëra kërcënime, por s’ka pasur masa. /Insajderi.org/