Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘News24’ se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja është drejt zbardhjes së plotë pasi Policia ka 2 emrat e atentatorëve në dorë.
Deri tani Policia ka arrestuar vetëm bashkëpuntorët, Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn që kontaktonin vazhdimisht me njëri- tjejtrin.
Në atentatin e 1 nëntorit një atentat iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi i Shijakut i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, kurse viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Prokurori Ndoja nuk ka kaluar ende në Vetting teksa është akuzuar nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe si prokuror KÇK.