Policia ka gjetur 7.6 kg marijuanë, paraburgoset një person nga Brajkovci i Vallandovës

Sektori për punë të brendshme i Strumicës- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Vallandovë deri te Prokuroria publike në Veles ka ngritur kallëzim penal kundër personit D.P (47) nga fshati Brajkovc i Vallandovës i dyshuar për vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Marketing

Me urdhër për bastisje të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake dje është kryer bastisje tek i pandehuri, bën të ditur MPB. Gjatë bastisjes së kryer është gjetur fuçi plastike, kuti kartoni dhe dy qese me marijuanë. Gjësendet e gjetura janë marrë, i akuzuari është privuar nga liria dhe është mbajtur në hapësirat e stacionit policor në Gjevgjeli. Pas ekspertizës së kryer është konstatuar se bëhet fjalë për marijuanë me një peshë neto prej 7.6 kilogram.

Me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake ndaj të dyshuarit është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.