Policia kapi 22 femra dhe meshkuj duke u droguar në një banesë në Shkup, publikon edhe foton e tyre (Foto)

Të enjten, rreth orës 21 e 30 minuta, policia anti-drogë e Shkupit kanë bastisur banesë në qendër të Shkupit, me urdhër të siguruar paraprak nga Gjykata penale Shkup. Me këtë rast, gjatë bastisjes janë kapur 13 persona që kanë qenë prezent në aheng me rast ditëlindje, kurse janë gjetur shumë paketime me kokainë, marihuanë, ekstaza, amfetamin dhe lloje tjera të drogës, transmeton gazeta Lajm.

Marketing

Janë arrestuar disa meshkuj dhe femra me inciale М.К. (22), V.А. (28), М.I. (28), S.G. (23), R.Ј. (22), R.V. (31), G.А. (23), N.К. (22), P.G. (27), М.I. (21), N.SH. (23), Т.P. (22) dhe V.М. (23).

Policia ka publikuar edhe fotografi të personave, duke fshehur me “blur” fytyrat e tyre. Një pjesë e personave janë kapur duke konsumuar drogë. Ndaj të gjithëve do të parashtrohen padi adekuate.

Marketing