Home Lajme Kosovë Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e kësaj vajze

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e kësaj vajze

Policia ka informuar se është zhdukur një vajzë në Prizren dhe ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e saj.

Marketing

Dorentina (Vllaznim) Gashi-Spahiu është larguar pa paralajmërim nga shtëpia e saj më 9 nëntor.

“Me datë 14 Nëntor 2022 rreth orës 12:00 ne Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjaret e saje është raportuar për “ Person i Zhdukur”. Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje. Që nga momenti I raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saje.”, ka informuar Policia.

Me qëllim që vendndodhja e viktimës së rastit të zbulohet sa më pare, siç ka informuar Policia, nga ana e Prokurorit të Shtetit është lëshuar autorizim për publikimin e fotografisë së Dorentina Gashit.

(20+) Facebook