Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizy

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e këngëtarit Rigels (Bashkim) Rajku – Noizy dhe Bahtjar (Shasivar) Bajraktari, të cilët kërkohen për veprën penale lёndim i rёndё trupor.

Marketing

Në një komunikatë policia kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foto, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Noizy po kërkohet nga Policia e Kosovës pas një incidenti në një diskotekë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj Noizy pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.

Marketing